Sarma për verë

Përbërësit:

▪ një lakër
▪ 2 vezë
▪ gjysmë filxhani qumësht
▪ 2 filxhanë oriz të marinuar
▪ 500 g kërpudha
▪ 1 qepë
▪ 1 lugë rigon
▪ 1 lugë borzilok
▪ 1 karotë
▪ 1 kungulleshë
▪ kripë
▪ piper
▪ 250 g domate pa lëvore dhe pa fara
▪ 2 lugë lëng limoni
▪ salcë të specave të kuq

Përgatitja:

Lakrën ndajeni në fletë dhe njomeni secilën në ujë të njelmët. Priteni pjesën e brendshme nëse është tepër e trashë.

Karotën dhe kungulleshën grijeni në rende.

Në një enë të veçantë përzieni vezët me qumështin, orizin, kërpudhat, qepën, perimet dhe erëzat.

Ngjishni mirë dhe me masën e përftuar mbushni sarma.

Sarmat radhiten në një enë të thellë dhe u qiten salca e domateve.
Sarma në zjarr të lehtë zihen rreth një orë.
Për të bërë salcën pritni domatet sa më imët, shtoni kripën, piperin, salcën. Përzieni me lëngë limoni.

Lexo më shumë në: http://kosovarja.al/gatojca/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Gjellëra

Don't Miss! random posts ..