Sardele me limon në furrë

SardelePërbërësit:

1 kg sardele,
¾ filxhan me vaj,
2 kokrra limon ose 1 filxhan uthull,
kripë dhe piper.

Përgatitja:

Sardelet pastrohen, u hiqet koka dhe zorrët, lahen mirë dhe vihen në kullesë për t’u kulluar. Pastaj radhiten në tavë ku do të piqen duke u hedhur sipër kripë dhe piper. Në fund hidhet gjysma e sasisë së vajit dhe piqen në zjarr të fortë për 25 minuta. Kur sardelet shërbehen, bëhet një salcë me vaj dhe uthull (ose limon) e cila u hidhet sipër.

Gjella mund të shoqërohet me sallata të ndryshme. Sardelet në këtë mënyrë mund të bëhen edhe në tenxhere me presion duke i radhitur dhe në çdo radhë u hidhet kripë, rigon dhe pak vaj dhe nuk duhet të lihen më tepër se 5 minuta në zjarr.

Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..