Sardele me djathë dhe me kungulleshka

Perbersit:

-800 g peshk sardele
-4 lugë djathë parmëzën i renduar
-thërrmija buke
-3 kungulleshka
-80 g ullinj të zinj pa fara
-2 thelpinj hudhër
-majdanoz
-1 spec i kuq, vaj ulliri, kripë

Përgatitja:

Peshqit pastrohen. Gjysma e tyre radhiten në tepsi të rrumbullakët, të yndyrosur dhe të përmiellur, me pak parmëzën.

Kungulleshkat pastrohen dhe priten në kube, fërgohen 10-15 minuta me 4 lugë vaj si dhe me ullinj të prerë, me hudhër, majdanoz, lisën dhe me spec. Kripen dhe lihen që të ftohen pak. Kësaj mase i shtohen 4 lugë thërrmija buke dhe pjesa tjetër e djathit parmëzën.

Kjo masë u qitet sipër peshqve në tepsi dhe mbi të radhiten peshqit e tjerë. Sipër tyre hidhet pjesa e mbetur e thërrmijave të tjera, pak vaj dhe tepsia futet në furrë të nxehur në 180 shkallë C, piqet 15 minuta.

Article Tags:
Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..