Sandviçë me sardele, ullinj dhe speca të pjekur

sandvi-ccedil-euml-me-sardele-ullinj-dhe-speca-t-euml-pjekur_hdPërbërësit:

* 4 sandviçë me vaj dhe ullinj
* 1 spec i kuq
* 1 spec i verdhë
* 12 fileta sardelesh
* krem peshku të punuar me piper
* domate-qershi të kuqe; rrepë, kopër ose rigon të freskët, sipas dëshirës
* vaj ulliri, kripë, piper

Gatimi:

1. Piqni specat në furrë, duke i kthyer nga të gjitha anët, për rreth 20 minuta, pastaj vendosini në një sallatierë, mbulojini dhe lërini të ftohen.

2. Hiquni lëkurën specave, fijet dhe farat, priteni tulin në shirita 1 cm. Mbajini në sallatierë, shtoni vaj, kripë dhe përziejini

3. Pritini bukët përgjysmë për nga gjatësia dhe thekini lehtas.
Lyeni me kremin e peshkut pjesën e brendshme.
Vendosni specat, duke kombinuar ngjyrat, shtoni filetat e sardeleve, domatet, rrepat, koprën ose rigonin.

Shërbejeni menjëherë. /

Article Tags:
Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..