Përbërësit:
-1 fileto salmoni rreth 450 g
-1 limon
-2 kungulleshka
-1 qepë e ëmbël
-një dorë domate
-2 thelpinj hudhra
-kripë dhe piper i zi
-një tufë e vogël kopër
-pak vaj ulliri
Përgatitja:
Pastroni salmonin nga ndonjë halë e mundshme dhe vendoseni në një tavë me letër poshtë. Prisni perimet dhe vendosini edhe këto te tava. Shtoni kripë, piper të zi, hudhrat e grira dhe pak vaj ulliri. Piqeni në furrën e nxehur më parë në 200° për 20-25 minuta. Shërbejeni me kopër të grirë sipër.