Salmon i tymosur me havjar

Përbërësit:
-4 feta salmon të tymosur
-Havjar
-1 karotë e zier,e prerë në kubikë
-1 mollë jeshile,e prerë ë kubikë
-Selino e prerë në kubik
-Kaperi
-Kopër, kripë, piper
-Salcë kosi
-Vaj ulliri
-Pak lëng limoni

Përgatitja:
Marrim dhe i përziejmë në një tas karotën, mollën, selinon, kaperin. I hedhim pak kripë dhe piper. Në një tas tjetër hedhim salcën e kosit, vajin, lëngun e limonit dhe koprën e grirë dhe i përziejmë. I bashkojmë bashkë me të tjerat dhe i përziejmë sërish të gjitha bashkë. Pastaj, në një pjatë vendosim dy forma metalike të rrumbullakëta dhe vendosim masën në to për t’i dhënë më pas formë. Heqim format dhe vendosim salmonin sipër masës me mollë, në formën e trëndafilit, dhe anash saj vendosim havjarin dhe e shërbejmë.

Article Categories:
Receta me mish viqi

Don't Miss! random posts ..