Sallate uikendi

Përbërsit:
-100 g proshutë,
-100 g djathë (p.sh. trapist),
-50 kokrra të misrit,
-20 g majdanoz,
-100 g tranguj turshi.

Për salcën me jogurt: 100 g majonez, 1 thelpinj hudhre, 200-300 ml jogurt, 1 qepë e re, pak kripë.

Për salcën em senf: 2 lugë senf, 3-4 lugë uthull molle, 100 ml vaj, pak sheqer, 1 qepë e re, kripë, piper.

Përgatitja: Proshuta, djathi dhe trangujt priten në rripa të hollë. Kësaj i shtohen kokrrat e misrit dhe majdanozi. Iu derdhet mbi njëra nga salcat për sallatë dhe ngadalë përzihet. Për këtë salcë mund të zgjidhet midis dy salcave që rekomandohen: salcës me jogurt dhe salcës me senf.

Përgatitja për salcën me jogurt: Në një enë vihet majonezi, i shtohet hudhra e prerë dhe e shtypur, qepa e grimcuar imët dhe pak kripë. Në fund i shtohet jogurti dhe përzihet ngadalë.

Përgatitja për salcën me senf: Senfi, uthulla, sheqeri dhe kripa vihen nhë një enë, përzihen mirë dhe lihen së paku gjysmë ore. Pas kësaj, i shtohet vaji dhe qepa e grimcuar. Përzihen të gjitha këto dhe i shtohen sallatës.

Servirimi: Në një pjatë shtrihen fletët e prera të sallatës jeshile. Mbi to vihet sallat e përgatitur dhe e ftohur, e cila mund të zbukurohet me copa të prera të vezëve të ziera.

Këshilla: Salcat mund të përgatiten disa orë para se të shërbehën po duhet të mbahen ën vend të ftohtë. Nëse dëshirohet shije më e butë e hudhrës, atëherë hudhrës së shtypur i shtohen disa pika lëng limoni.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Sallatëra

Don't Miss! random posts ..