Sallate rukola me gjize dhe buke aromatike

Perberesit:
-2 tufa rukolo,vetem gjethet
-1/2 tufe maruli(sallate jeshile me gjethe te gjere)
-200 gr gjize pa kripe ose djath pa kripe
-1 qepe e njome e prere holle
-koper e prere holle

Perberesit per salcen:
-2 luge caji margarine fast me kos
-lengu i 1/2 limoni
-1/2 gote krem qumeshti(pana, krema galaktos)
-kripe

Perberesit per buken aromatike:
-feta buke per tost,ose brusketa ose buke e zakonshme
-3 thelpij hudhre te prera holle
-1/2 tufe majdanos e prere holle
-5 luge caji fast me kos

-Sallata: Pastrojme rukolo. Presim marulin dhe i veme ne nje tas. Shtojme kopren e qepen e grire holle.

-Salca: Veme fast me kos dhe kremqumeshtin ne nje tas dhe perziejme me tel. Shtojme lengun e limonit dhe kripen. Hedhim salcen siper sallates, presim djathin pa kripe ose gjizen ne copa te vogla dhe e hedhim mbi sallaten si garniture.

-Buket aromatike: Rrahim fast me kos me hudhren e majdanosin ne blender,gjersa te behen krem. E leme ne frigorifer per 2 ore. Me pas lyejme fetat e bukes me kete krem dhe i pjekim ne furre te parangrohur, gjersa te marrin ngjyre te kuqe te lehte .

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Salca · Sallatëra

Don't Miss! random posts ..