Sallatë pule dietike

Sallatë pule dietikePërbërësit për 4 persona:
-400 g gjoks pule
-400 g sallatë
-200 g domate të vogla (pomodorini)
-1 tufë selino
-1 karotë
-1 tufë bimë aromatike mikse

-1 gotë verë të bardhë
-vaj ulliri
-açeto të verës së bardhë
-kripë

Përgatitja:
Në një enë hedhim një gotë ujë dhe një gotë verë, si dhe bimët aromatike, dhe i ziejmë së bashku me gjoksin e pulës për 15 minuta me zjarr të mesëm. Në moment që është pjekur, e lemë të ftohet dhe e presim me copa të vogla. Lajmë sallatën dhe e spërkasim me vaj, açeto, kripë dhe më pas e vendosim në enën që do ta shërbejmë. Lart i shtojmë gjoksin e pulës me copa, selinonë, karotat dhe domatet e vogla.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Sallatëra

Don't Miss! random posts ..