Sallatë peshku

peshkuPeshku pastrohet, lahet dhe zihet me pak ujë, duke shtuar qepë të pjekura mbi pllakën e sobës, kripë, piper, gjethe dafine.

Peshku kuptohet që ka zier kur tuli i shtyllës kurrizore shtypet lehtë me dorë ihe sytë dalin si toptha. Hiqet nga zjarri dhe lihet të ftohet në lëngun e vet.

Peshku hiqet nga lëngu, lihet të kullojë, pastrohet nga halat, copëtohet, përzihet me kripë, piper, lëng limoni, vihet në pjatë dhe sipër hidhet vaj ulliri.

Për 4-5 persona: peshk 1,5-2 kg, kripë, piper, vaj 4-5 lugë gjelle, lëng limoni 2-3 lugë gjelle.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Sallatëra

Don't Miss! random posts ..