Sallate patatesh me kos

Përbërësit:
-800 gr patate
-2 qepë të njoma
-150 gr kos i trashë (me yndyrë)
-2 lugë majonezë
-2 lugë bishta qepësh të njoma
-Kripë
-Piper
-Majdanoz

Përgatitja:
Ziejmë patatet me gjithë lëkurë në ujë pa kripe dhe më pas i kalojmë në ujë të ftohtë të rrjedhshëm duke i lënë të ftohen.
Pasi të jenë ftohur i qërojmë, i presim në kubikë dhe i vendosim në një tas ku shtojmë majonezën e përzierë me kosin, qepët e njoma të prera hollë, kripën dhe piperin.
I përziejmë të gjitha bashkë dhe i vendosim në frigorifer për të paktën 1 orë. E servirim të ftohtë.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Sallatëra

Don't Miss! random posts ..