Sallate me selino e speca

Përbersi per 4 veta:
-8 feta buke
-1/2 tufe marule
-2 dege selino
– 2 speca te pjekur
-12 kokrra ullinj
-1 thelp hudhër
-vaj ulliri
-kripe
Për salcën:
-4 l. Çaji  uthull te bardhe
-pak ujë te ngrohte
-1 l. kafe mjaltë
-4 l. Çaji vaj ulliri
-2 l. kafe mustarde
-4 l. Çaji  lëng nga specat e pjekur
-kripe,piper
Ndajmë me thike kërcejtë e selinos për se gjati. I presim pastaj ne bastunë rreth 5 cm. I zhysim ne ujë me copa akulli qe te bëhen krokante. Presim dhe gjethet e selinos siç presim majdanozin. Specat i kemi pjekur ne furre me pare dhe u heqim lëkuren e farat. I presim dhe ato ne shirita. Dhe me pas mundohemi t’i shtrydhim ne një kullese çaji për tu marre lëngun. I shtypim me një luge mbi një tas. Ketë lëng si dhe një sasi po kaq sa kjo me uthull e vëmë ne blender,bashke me mustardën e mjaltin, vajin si dhe pak ujë te ngrohte dhe i përziejmë mire. Ne fund shtojmë kripe e piper.
Ne një tas përziejmë kërcejtë e selinos me marulen.
Fetat e bukës i lyejmë me pak vaj, hedhim sipër dhe hudhër te grire e i fusim ne furre te theken. Mbi sallatën hedhim specin ne shirita, gjethet e selinos, ullinjte.  Dhe sipër hedhim salcën dressing qe përgatitem. Vëmë dhe fetat e thekura te bukës ne ane dhe….Ju befte mire!

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Sallatëra

Don't Miss! random posts ..