Sallatë me rrepa

receta gatimi per pergaditjen e sallates me rrepa

receta gatimi per pergaditjen e sallates me rrepaPër 500 gr rrepa nevojiten:

  • vaj 3-4 lugë,
  • uthull 2 lugë,
  • pak majdanoz ,
  • kripë,
  • sipas dëshirës dhe mundësisë shtohet edhe salcë kosi.

Përgatitja:

Kjo sallatë përdoret më tepër në stinën e dimrit, sepse rrepat janë më të shijshme dhe më të lëngshme.

Pasi u hiqet lëvorja dhe lahen mirë, ata grihen në rende, u kullohet lëngu duke i shtrydhur lehtë, vendosen në pjatë dhe u hidhet vaj, uthull, kripë e majdanoz i grirë hollë.

Shënim: Në këtë sallatë është mirë të hidhet dhe pak salcë kosi e përzier me hudhra të shtypura.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Sallatëra

Don't Miss! random posts ..