Sallatë me pulë, karota dhe finok

dreka_ok_138377825Përbërësit:

•    Gjoks pule 1
•    Djathë i fortë 200g
•    Karota të mëdha 4
•    Fara finoku 1 lugë
•    1 tufë sallatë jeshile
•    4 vezë
•    ½ limon bio
•    Vaj ulliri
•    Majonezë 4 lugë

Për lëngun e perimeve
•    1 karotë
•    1 bisht selinoje
•    1 qepë
•    1 gjethe dafine
Koha e gatimit: 20 min
Porcionet: 4
Mënyra e gatimit: në tenxhere

Përgatitja:

•    Përgatisni lëngun e perimeve me selino, karotë, qepë dhe gjethe dafine.
•    Lëreni të vlojë, kriposeni dhe hidhni brenda gjoksin e pulës, të ndarë përgjysmë dhe pa kocka.
•    Lëreni të ziejë për 10 min me flakë të ulët dhe pastaj shuajeni, mbulojeni me kapak dhe lëreni të ftohet mishi në lëngun e perimeve.
•    Sapo të ftohet, priteni pulën me rripa dhe të njëjtën gjë bëni edhe me djathin. Qëroni karotat dhe pritni petale me qëruesen e patateve.
•    Zini 4 vezë dhe pastaj lërini të ftohen për një kohë të gjatë, pritini më pas me pjesë të holla.
•    Pastroni e lani sallatën jeshile dhe priteni së gjati me rripa të hollë.
•    Rregulloni perimet dhe pulën në një mbajtëse sallate, marinoni me vaj e pak kripë dhe lëkurë e lëng limoni. Përziejini mirë dhe ndajeni në 4 porcione.
•    Holloni majonezën me 2 lugë ujë të vakët për ta holluar pak dhe hidheni mbi pulën, aromatizoni me farat e finokut, hidhini sipër petalet e djathit dhe shërbejeni menjëherë.

Burimi: Living.al

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Sallatëra

Don't Miss! random posts ..