Sallatë me peshk

receta gatimi per pergaditjen e sallates me peshke

receta gatimi per pergaditjen e sallates me peshkePërgatitja: 25 minuta

Pjekja: 15 minuta

Kalori: 460 për porcion

Përgatitja për 4 persona:

  • 280 gr oriz për sallatën ,
  • 2 qepë të kuqe ,
  • 2 domate ,
  • 4 sardele në vaj ,
  • 1 spec jeshil ,
  • 100 gr sallatë ,
  • 1 tufë borzilok ,
  • 4 lugë vaj ulliri ,
  • Kripë,
  • piper.

Pjekja: Lëre orizin në 3 litra ujë të vluar të kriposur. Kulloje. Për ta ftohur fute në ujë të ftohtë.

Përgatitja: Qërojini qepët dhe prit në copa të vogla. Futi për 15 minuta në ujë të ftohtë që tu largohet pak shija e fortë dhe më pas kulloji. Laji e thaji domatet dhe priti imët. Laje, pastroje specin dhe pastaj prite në copa. Priti në copa sardelet pasi ike kulluar. Së bashku futi të gjitha në një tas sallate bashkë me sallatën e larë dhe të grirë. Shto orizin. Shoqëroji me kripë, piper e vaj si dhe me borzilok të grirë.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
· ·
Article Categories:
Sallatëra

Don't Miss! random posts ..