Sallatë me perime dhe uthull balsamike

 SallatëPerimet janë ndër ushqimet më të shëndetshme. Mund t’i gatuani të pjekura në formën e sallatës, të shoqëruara me pak uthull balsamike dhe piper të zi

Përbërësit:
1 spec
1 kg patate (të ëmbla)
200 gr lakër Brukseli
1 qepë
1 lugë çaji rigon
1 lugë çaji kripë
1 lugë çaji piper i zi
3 lugë gjelle vaj ulliri
1 filxhan spinaq

Për salcën:
3 lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë gjelle uthull balsamike
1 lugë çaji pana

Përgatitja:
Ngrohni paraprakisht furrën në temperaturën 200 gradë Celcius. Në një tas të madh shtoni specin, patatet e prera, lakrat e Brukseli dhe qepën.
Spërkatini me pak kripë, piper të zi, rigon dhe vaj ulliri dhe përhapini mbi një fletë për pjekje. Vendosini në furrë të piqen për rreth 40 minuta.
Ndërkohë, në një tas të vogël shtoni vajin e ullirit, uthullën balsamike dhe kremin pana. Vendosni në një tas spinaqin dhe mbi të perimet e pjekura.
Spërkatini me salcën e përgatitur, pak piper të zi dhe rigon.
Sallata është gati për t’u shërbyer.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Sallatëra

Don't Miss! random posts ..