Sallatë me patëllxhanë

Foto Ilustrative

Përbërësit:

  • 6 patëllxhanë të mëdhenj,
  • 1 filxhan çaji vaj ulliri,
  • 2 qepë të thata të prera hollë,
  • majdanoz i grirë hollë,
  • 4 lugë të mëdha uthull,
  • kripë,
  • piper,
  • hudhra.

Patëllxhanët i vendosim të piqen (në zgarën e sobës) apo në grill derisa të zbuten. Pasi të jenë pjekur, për t’i qëruar më lehtë, i vendosim në një qese plasmani për 5-10 minuta dhe pastaj lëkura u hiqet menjëherë.

Pastaj i vendosim në një enë dhe i shtzpim me pirun, derisa të krijohet një masë si krem. Shtojmë kripë, piper dhe uthull. I përziejmë dhe shtojmë vajin e ullirit. Vazhdojmë përzierjen dhe në fund shtojmë qepën, majdanozin dhe hudhra sipas dëshirës.

Si garniturë mund të përdorim ullinj dhe gjethe majdanozi.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Sallatëra

Comments

Don't Miss! random posts ..