Sallatë me patate

Përbërësit:

  • 3 patate të mëdha,
  • 1 qepë e prerë hollë,
  • 7 kastravecë të vegjël turshi,
  • 1 lugë e vogël rigon,
  • 4 lugë gjelle majonezë,
  • 1 lugë gjelle mustardë,
  • vaj ulliri,
  • uthull,
  • kripë,
  • piper.

Patatet pasi t’i kemi pastruar mirë, i ziejmë, i qërojmë dhe i presim në kubikë të vegjël. Në një tas vendosim patatet, qepën e grirë, kastravecët turshi dhe i shtojmë rigon, kripë, piper dhe vaj ulliri.

Përziejmë mustardën me majonezën dhe ia hedhim sallatës përsipër. Sallata me patate është gati.

Ju bëftë mirë!

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Sallatëra

Don't Miss! random posts ..