Sallatë me patate

patatePërbërësit:
650 gr patate
1 qepë (e kuqe)
2 domate
1 spec
3 lugë gjelle majdanoz (i copëtuar)
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 tufë sallatë

Përgatitja:
Shtoni patatet në një tenxhere me ujë të ftohtë dhe vërini në zjarr të ziejnë për rreth 15 minuta. Largojini më pas nga zjarri dhe prejini përgjysmë patatet e ziera.
Shtoni në të qepën, domatet dhe majdanozin e prerë. Spërkatini me pak vaj ulliri dhe rigon dhe kthejini në zjarr për 1 deri në 2 minuta.
Në një pjatë për servirje vendosni sallatën dhe shtoni mbi të perimet e gatuara.
Sallata e ngrohtë është gati për t’u servirur.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Sallatëra

Don't Miss! random posts ..