Sallatë me oriz dhe ullinj

Sallatë me oriz dhe ullinjPërbërësit:
200 gr oriz
250 gr domate
125 gr djathë i bardhë
100 gr rukola
70 gr ullinj
400 ml ujë
Borzilok
4 lugë gjelle vaj ulliri
4 lugë gjelle uthull
Kripë
Piper i zi

Përgatitja:
Shtoni një lugë gjelle vaj ulliri në një tigan dhe vendoseni në zjarr. Hidhni në të orizin dhe gatuajeni për disa minuta. Shtoni në të ujin, pak kripë dhe piper të zi dhe lëreni të ziejë.
Larojeni orizin nga zjarri dhe ndërkohë prejini domatet, rukolën dhe ullinjtë në feta mesatare dhe vendosini në një enë për servirje.
Hidhni mbi të dhe orizin e zier dhë në një enë të vogël përgatisni salcën. Shtoni uthullën, kripën, vajin e ullirit, borzilokun dhe pak piper të zi. Përziejini mirë dhe spërkateni sallatën me të.
Shtoni edhe djathin e prerë në kube dhe sallata është gati për t’u shërbyer.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Sallatëra

Don't Miss! random posts ..