Sallatë me oriz

Perbersit:

– 200 gr oriz
-200 gr sallam
-200 gr kastravecë turshi
-3 vezë të ziera
-200 gr majonezë
– 200 ml shtalpë
– kripë dhe piper i zi.

Gatimi

Në një enë të madhe e të thellë e vëmë orizin e zier. Kastravecët i presim në kube të vogla dhe i shtojmë në enë. Në kube e presim edhe sallamin dhe e shtojmë në enë. Pastaj, në enë i grijmë dy vezët dhe shtojmë majonezë. Hedhim kripë dhe piper të zi. Në enë e shtojmë edhe shtalpën.

Përziejmë me lugë, derisa masa të bëhet homogjene. Sallatën, në formë të tre topave, e vëmë në pjatën për servirje.

Vezën e zier e presim në rrathë. Mbi çdo top sallate vëmë nga një fetë veze.

Zbukurojmë me fletë majdanozi dhe sheri domate.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Sallatëra

Don't Miss! random posts ..