Sallatë me mollë, portokall e qepë

Recete per pergaditjen e Sallatës me mollë, portokall dhe qepë

Recete per pergaditjen e Sallatës me mollë, portokall dhe qepëPër 1 person nevojiten:

  • 1 portokall e ndarë në thela
  • ½ mollë jeshile e athët, fetat e holla të së cilës I ndajmë përgjysmë
  • 1 qepë e vogël e kuqe e prerë hollë në feta rrethore
  • Lëngu I ½ limoni për të lyer fetat e mollës që të mos oksidohen
  • 1 lugë gjelle lëng portokalli ose uthull molle ose ½ luge gjelle prej secilës që përzihen bashkë
  • Pak vaj ulliri e kripë

Për të shërbyer mund të dekorohet me 6-8 fleta sallatë jeshile ose gjethekuqe.

Përgatitni portokallin në thela, mollët në feta e qepa në feta rrethore dhe shërbehen në formën e treguar në pjatë. Mos harroni të lyeni fetat e mollës me lëng limoni që ato të mos oksidohen (të mos marrin ngjyrë kafe). Hidhni lëngun e portokallit dhe/ose uthullën e mollës dhe në fund shtoni vajin e ullirit e kripën.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Sallatëra

Don't Miss! random posts ..