Sallatë me mollë dhe rrepa

Sallatë me mollë dhe rrepaPërbërësit:

4 rrepa të mëdha

2 mollë të mëdha të gjelbërta

1 mollë e kuqe

¼ filxhan me vaj ulliri

2 lugë uthull

1 lugë me lëkurë limoni

lëng limoni nga 1 kokërr

pak kripë deti

piper i zi

mente e freskët e prerë hollë

Përgatitja:

Me thikë prisni hollë të gjitha rrepat dhe mollët me trashësi gjysmë centimetri. Vendosini pjesët e prera në një tas sallate të madhe, sipas dëshirës mund t’i alternoni shtresat për një prezantim sa më të këndshëm. Nuk duhet harruar se paraqitja e bukur i shton shijen çdo lloj gatimi. Përziejini me vaj, uthull, lëkurën dhe lëngun e limonit, kripë dhe piper sipas shijes.
Mund ta zbukuroni pjatën me mente dhe vaj ulliri. Është gatim që shërbehet direkt. Pjesën e mbetur mund ta ruani në frigorifer në një enë prej xhami deri në 2 ditë.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Sallatëra

Don't Miss! random posts ..