Sallatë me makarona dhe zarzavate

Përbërësit:

  • 200 g makarona të gjëra,
  • 300 g brokoli,
  • 100 g bizele,
  • 3 fije qep jeshile,
  • 3 fije hudhër jeshile,
  • 1 spec djegës,
  • 2 domate,
  • 3 lugë salcë soja,
  • 3 lugë vaj ulliri,
  • lëng limoni,
  • 1 lugë xhenxhefil ( i bërë në rende ose pluhur),
  • 2 lugë fara kungulli.

Përgatitja:

Vëmë të ziej, 2 tenxhere me ujë dhe krip, në njërën zihen makaronat (sipas këshillave në ambalazh) kurse ne tenxheren tjetër do zihet brokoli  me bizelet për 2-3 minuta (e shumta).

Për dressing përziejmë salcën e sojës, lëng limoni, vaj ulliri, xhenxhefilin dhe hudhrën e prerë hollë.

Sallata do jetë shumë pikante me specin djegës, kështu që mund të vini vetëm disa thela nga speci në qoftë se nuk ju pëlqen shija. Nuk duhet të shtoni krip, sepse salca e sojës është e kripur.

Mbasi që u zien makaronat, i zhysim në ujë të ftohtë, pastaj i lëmë në kulluese të rrjedhë uji. Vëmë zarzavatet e ziera, specin djegës e prerë hollë, domatet, qepën jeshile në një tas të hollë. Përsipër shtojmë dressingun dhe e përziejmë mirë. Sallata mund të hahet edhe e ngrohtë edhe e ftohtë.

Sipër dekorohet me farat e kungullit. /ditarionline.com

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Sallatëra

Don't Miss! random posts ..