Sallate me lulelaker, karrota dhe susam

Per 4 racione:
-1 lule laker mesatare
-2 karrota
-2 luge  caji majdanos,(vetem gjethet) te prera holle
-3 qepe te njoma te prera holle
-1 qepe e thate e prere holle
-10 kokrra ullinj pa fare
-2,5-3 luge susam
-lengu i 1 limoni
-kripe
Salca:
-3/4 f. caji vaj ulliri
-1 luge caji kos qeseje(salce kosi)
-2 thelpinj hudhra te grira(po te doni)
-lengu i gjysem limoni
-kripe e piper
Ne nje tenxhere hidhni uje, leng limoni e kripe dhe vereni ne zjarr. Nderkohe pastroni lulelakren dhe karrotat te plota, i lani mire te tera keto dhe i hidhni ne tenxhere te ziejne. Pas 20′,nxirreni lulelakren dhe  e vendosni  ne nje tas me uje te ftohte dhe e lini te ftohet.
Karrotat i lini dhe 5′-8′ akoma, gjersa te zbuten. Prisni lulelakren ne buketa dhe karrotat ne feta te pjerrta.
Vini ne zjarr te nxehet nje tigan qe s’ngjit, pa vaj dhe aty hidhni susamin, duke e perziere gjersa te marre ngjyre floriri te erret.
Ne nje piatance vini ne njeren ane buketat e lulelakres dhe ne anen tjeter karrotat.  Hidhni siper majdanos, qepe, ullinj dhe susami. Zbukurojeni nga siper me salcen.
Salca: Ne nje vazo me kapak,hidhni gjithe perberesit dhe e tundni vazon mire, gjersa te bashkohen.

SHENIM: 1) Qe te ruani ngjyren e bardhe te lulelakres e zieni ne uje me leng limoni. 2) Mos e lini qe te ftohet ne tenxheren pai zije por menjehere vereni ne nje tas me uje te ftohte.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Sallatëra

Don't Miss! random posts ..