Sallatë me kungulleshkë

receta gatimi per sallatë me kungulleshkë

receta gatimi per sallatë me kungulleshkëPër 1 kg. kungulleshkë duhen:

  • vaj për skuqje (1/2 filxhan çaji),
  • 2 lugë gjelle miell,
  • kripë,
  • piper,
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri,
  • 2 kokrra hudhër,
  • pak rriska qepe të kuqe,
  • 2 lugë gjelle uthull,
  • sallatë e gjelbër.

Kungulleshkave të njoma u hiqet cipa duke i kruar me thikë, shpëlahen dhe priten në feta. Pastaj shtohet kripë e piper, lyhen me miell nga të dyja anët dhe skuqen. Kungulleshkat e skuqura vendosen në pjatë dhe u hidhen hudhrat e shtypura me vaj ulliri e uthull, rriskat e qepëve dhe sallata e gjelbër. Kjo sallatë mund të shoqërohet dhe me kos.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Sallatëra

Don't Miss! random posts ..