Sallatë me kungulleshkë

Sallatë me kungulleshkëPër 1 kilogram kungulleshkë duhen:
-vaj për skuqje (1/2 filxhan çaji),
-2 lugë gjelle miell, kripë, piper,
-2 lugë gjelle vaj ulliri,
-2 kokrra hudhër, pak rriska qepe të kuqe,
-2 lugë gjelle uthull, sallatë e gjelbër.

Kungulleshkave të njoma u hiqet cipa duke u larguar lëvoren me thikë, shpëlahen dhe priten në feta. Pastaj shtohet kripë e piper, lyhen me miell nga të dyja anët dhe skuqen. Kungulleshkat e skuqura vendosen në pjatë dhe u hidhen hudhrat e shtypura me vaj ulliri e uthull, rriskat e qepëve dhe sallata e gjelbër. Kjo sallatë mund të shoqërohet dhe me kos.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Sallatëra

Don't Miss! random posts ..