Sallatë me kunguj

Sallatë me kungujPërbërësit:

3 kunguj me ngjyrë të çelët të freskët
2 qepë të njoma
3 rriska buke (pancarre)
vaj ulliri
150 gr djathë i bardhë feta
1 grusht stika pishe
limon
kripë e piper

Përgatitja:

Presim qepët e njoma në unaza të holla dhe i lëmë pak në ujë me akull, që të mos djegin shumë. Pjekim bukën e prerë në dado të vogla në një tigan të lyer me pak vaj ulliri. Presim kungujt në rriska të holla për së gjati me qëruesen e patateve dhe i përziejmë në një tas me qepët e njoma, pasi i kemi kulluar e tharë me letër kuzhine, djathin e bardhë të prerë në kuba të vegjël dhe stikat.

E ndërtojmë sallatën me vaj ulliri, limon kripë e piper i zi dhe vetëm para se ta servirim shtojmë copat e bukës së thekur.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Sallatëra

Comments

Don't Miss! random posts ..