Sallatë me kunguj

Sallatë me kungujPërbërësit:
-3 kunguj me ngjyrë të çelët të freskët
-2 qepë të njoma
-3 rriska buke
-vaj ulliri
-150 gr djathë i bardhë feta
-1 grusht stika pishe
-limon, kripë e piper

Përgatitja:
Presim qepët e njoma në unaza të holla dhe i lëmë pak në ujë me akull, që të mos djegin shumë. Pjekim bukën e prerë në dado të vogla në një tigan të lyer me pak vaj ulliri. Presim kungujt në rriska të holla për së gjati dhe i përziejmë në një tas me qepët e njoma, pasi i kemi kulluar e tharë me letër kuzhine, djathin e bardhë të prerë në kuba të vegjël dhe stikat.
E ndërtojmë sallatën me vaj ulliri, limon kripë e piper i zi dhe vetëm para se ta servirim shtojmë copat e bukës së thekur.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Sallatëra

Don't Miss! random posts ..