Sallatë me gjoks pule

Sallatë me gjoks pulePërbërësit:

-300g gjoks pule në feta
-4 qepë të njoma sallatë e përzier me rukola,
-majdanoz e kopër pak trumzë,
-1 gjethe dafine
-2 lugë bajame në feta të holla
-½ lugë kafeje me piper kokërr
-½ lugë kafeje me koriandër kokërr
-vaj ulliri,
-uthull balsamike
-kripë e piper

Përgatisim një orë më parë: Në një tenxhere vëmë mishin e pulës, trumzë, dafinë, koriandër kokër, piper kokërr. I mbulojmë me ujë të ftohtë dhe i vëmë në zjarr të marrin valë. Kur mishi të jetë zier, fikim zjarrin dhe e lëmë mishin të pushojë në tenxhere. E lëmë mënjanë, kur të jetë ftohur e presim në kubikë dhe e rregullojmë për kripë. Bajamet në feta i skuqim në një tigan pa vaj sa të marrin pak ngjyrë. I lëmë mënjanë. Ndajmë luleshtrydhet në copa, ndërsa qepët në rrotka. Në një tas përziejmë sallatën, qepën, bajamet, kubikët e pulës, luleshtrydhet, e rregullojmë për kripë e piper dhe e spërkasim me vaj dhe uthull. E shërbejmë menjëherë.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Sallatëra

Don't Miss! random posts ..