Sallatë me file pule dhe makarona

Sallatë me file pule dhe makaronaPërbërësit

-227 g makarona
– 1 fileto pule (113 g)
-163 g ullinj të zinj
– 1 spec zile
– 4 kastravec turshi mesatar
– 2 gjethe dafine
– 4 lugë gjelle majonez
– shafran, kripë, pipër të zi pluhur
– 1 lugë çaji vaj luledielli/misri

Përgatitja
1- Prisni në kubikë të vegjël specin, kastravecët turshi dhe ullinjtë e zinj.
Metoda:

1- Vendoseni gjoksin e pulës në një tenxhere
2- Shtoni dy gjethet e dafinës, pak kripë dhe shafran
3- Shtoni ujë të nxehtë aq sa të mbulohet i gjithë gjoksi (fileto) e pulës
4- Mbulojeni tenxheren me kapak dhe lëreni të ziejë në zjarr të mesëm për 40 deri 50 minuta ose derisa të jetë gatuar. Nëse është e nevojshme shtoni përsëri ujë.
5- Vendosini makaronat në një tenxhere tjetër, shtoni kripë dhe ujë aq sa të mbulohen dhe shtoni një lugë caji vaj luledielli/misri.
6- Zieni makaronat në zjarr të mesëm derisa të jenë gati.
7- Lëreni fileton e pulës të ftohet dhe kur të jetë gati priteni në copa të vogla
8- Kulloni makaronat
9- Në një tas të madh përzjeni specin e prerë në kubikë të vegjël, kastravecët turshi, ullinjtë e zinj, fileton e prerë dhe makaronat.
10- Shtoni piperin e zi pluhur, kripën dhe 4 lugë gjelle majonez
11- Përzjejini mirë të gjitha së bashku

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Sallatëra

Don't Miss! random posts ..