Përbërësit:
-2 kuti fasule të kuqe (të gatuara)
-8 fileto aguçe (nën vaj)
-1 qepë e kuqe
-2 degëza trumzë
-1 gotë uthull vere të kuqe
-1 thelpi hudhër
-6 lugë vaj ulliri (ekstra i virgjër)
-kripë
-piper (i bluar)
Përgatitja:
Për përgatitjen e kësaj recete, si fillim vendosini fasulet sëbashku me ujin e tyre të konservuar në një kullesë. Pasi uji të ketë kulluar plotësisht, shpëlajini me ujë dhe më pas thajini mirë ato.
Grini qepën e kuqe hollë, vendoseni në një tas, hidhini 1 gotë uthull vere të kuqe dhe mbulojeni me ujë të ftohtë. Lërini kështu për rreth 30 minuta, më pas kullojini qepët nga lëngu.
Ndërkohë prijini hollë filetot e aguçeve dhe thelpinjtë e hudhrave.
Hidhni në një tas vajin e ullirit, shtoni aguçet e prera hollë, hudhrën e grirë, 1 lugë uthull, kripë, piper dhe fletët e trumëzës. Përziejini mirë me një pirun të gjithë përbërësit.
Vendosini fasulet në një tas të thellë, shtojini qepën e kuqe dhe më pas hidhni masën e përgatitur pak më parë. Trazojini mirë të gjithë përbërësit dhe në fund hidhni piper të bluar dhe gjethe trumëze.
Sallata juaj është gati për t’u shërbyer.