Sallatë me avokado

receta gatimi per pergaditjen e sallates me avokado

receta gatimi per pergaditjen e sallates me avokadoPërbërësit për sallatë:

  • sallatë e gjelbër e çfarëdo lloji ,
  • avokado ,
  • misër ,
  • bizele ,
  • mish i bardhë pule ,
  • majonezë.

Dresing:

  • lëngu i 2 limonëve ,
  • 3-4 lugë vaj ulliri ,
  • 1 lugë e mesme mustardë (senf) ,
  • 5 lugë salcë domatesh ,
  • kripë ,
  • piper.

Përgatitja:

Në pjatë ovale, vendoset sallata e prerë në pjesë të mëdha. Avokadoja pritet përgjysmë, largohet bërthama, qërohet, pritet në pjesë të gjata dhe spërkatet me lëng limoni që të mos nxihet. I hidhen dy-tri lugë majonezë, përzihet mirë dhe vendoset mbi sallatë. Bizelet zihen sipas nevojës, si dhe misri dhe vendosen mbi avokado. Mishi i bardhë pritet në bërxolla të holla, kriposet, i hidhet piper dhe fërgohet nga të dyja anët gjersa të marrë ngjyrë të kuqërremtë. Pritet në pjesë të gjata dhe vendoset mbi sallatë.

Në enë të thellë tunden 3 lugë vaj ulliri, lëng limoni, pak kripë, piper, 1 lugëz sheqer, 1 lugë e mesme mustardë. Shtohet salca e domateve, përzihet mirë dhe hidhet mbi sallatë. Kjo sallatë e begatshme mund ta zëvendësojë një drekë të lehtë ose darkë.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Sallatëra

Don't Miss! random posts ..