Sallatë jeshile me vezë,avogado dhe domate

Sallatë jeshile me vezë,avogado dhe domatePërbërësit

-4 kokrra vezë të ziera

-1 gjysmë avogado (të prerë në kubikë)

-3 kokrra domate

-300 gr sallatë jeshile

-1 kokërr qepë

-2 lugë çaji uthull

-2 lugë gjelle mustardë

-3 lugë gjelle vaj ulliri

-Kripë dhe piper

Përgatitja

Ziejini vezët mirë dhe më pas vendosini në një enë derisa të ftohen. Pasi të keni pastruar domatet, avogadon, sallatën jeshile dhe qepën prijini në copa të vogla dhe vendosini në një enë qelqi. Në një pjatë tjetër hidhni mustardën, uthullën, kripën dhe piperin. Trazojini dhe më vonë shtojini dhe vajin e ullirit. Kur të keni mbaruar me përgatitjen e salcës, shtoni në enën e qelqit vezët dhe në fund përziejini me salcën që përgatitët.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Sallatëra

Don't Miss! random posts ..