Sallate jeshile

Përbersit  500 g sallatë jeshile duhen :
-3-4 lugë gjelle vaj,
-uthull 2 lugë gjelle,
-kopër 4-5 fije,
-qepë 2-3 copë,
-kripë.

Sallata jeshile pastrohet nga fletët e dëmtuara, ndahet në gjethe dhe zhytet në sasi të madhe uji për t’u larë. Është mirë të mbahet gjysmë ore në ujë ; pastaj të kullohet dhe të zhytet përsëri në ujë të pastërt. Në këtë mënyrë uji ndërrohet 3-4 herë derisa të dalë i kulluar.
Sallata e larë pritet 10-15 minuta para ngrënies, sepse në rast të kundërt ajo vyshket dhe humbet pamjen e saj të freskët. Sallata pritet në fije të holla, në këtë mënyrë bëhet më e bukur dhe më e shijshme, spërkatet me vaj, uthull, kripë dhe kopër të grirë hollë ; përzihet me kujdes me dy pirunj dhe vendoset në mes të pjatës. Sipër i hidhen qepë të njoma të grira hollë.Wikipedia

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Sallatëra

Don't Miss! random posts ..