Sallatë gruri

Përbërësit për 4-5 persona:
-400 gr grurë,
-250 gr domate,
-150 gr djathë mocarela,
-150 gr djathë të tymosur,
-80 gr ullinj të zinj¸ borzilok i freskët,
-vaj ulliri, kripë, piper,
-1 lugë kafeje lëng limoni

Grurin, pasi e keni pastruar e larë mirë, vendoseni në një tenxhere me ujë të ziejë.

Kur gruri të jetë zier, kullojeni dhe lëreni të ftohet.

Më pas hidheni në një enë qelqi dhe shtojini kripë.

Ndani në copa të vogla në formë kubi domatet e djathin. I bashkoni bashkë me grurin. Bashkoni në të edhe ullinjtë, gjethet e borzilokut dhe lëngun e limonit. Trazojini mirë me kujdes. Më pas shtoni vaj ulliri. Përziejini me kujdes.

Hidhni sallatën e përgatitur në pjata dhe në momentin e servirjes shtojini sipër pak piper.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Sallatëra

Don't Miss! random posts ..