Në verë preferohet të hani shumë fruta që t’ju mbajnë të hidratuar dhe me vitaminat që ju duhen për të përballuar vapën. Kjo recetë e lehtë do ta bëj sallatën tuaj të frutave edhe më të shijshme
Përbërësit:
l mollë e prerë në copa të vogla
l banane, e prerë në feta të vogla
l mandarinë të ndarë në thela
3 lugë gjelle kos
1/2 lugë kafeje pluhur vanilje ose l lugë kafeje ëmbëlsirë vanilje.
Përgatitja:
Në një tas hidhni të gjitha frutat. Përzieni mirë së bashku me kosin dhe vaniljen në një filxhan dhe hidheni këtë masë mbi frutat. Përzieni sërish dhe lëreni sallatën në frigorifer për 15 min para se ta shërbeni.