Sallatë e përzier

Sallatë e përzierPërbërësit:
-4 vezë 12g makarona(në formë fluture me ngjyra)
-12g njoki (makarona)
-12g fasule të gatuara
-12g kërpudha të konservuara
-3 kastravecë turshi
-12g djathë
-30g majonezë
-2 lugë gjelle erëza kripë, piperi i zi i trashë

Përgatitja: Ziejmë vezët dhe makaronat së bashku në ujë me kripë. Heqim vezët, i futim në një enë me ujë të ftohtë dhe u qërojmë lëvozhgat. Kullojmë makaronat dhe i shpëlajmë me ujë të ftohtë. Ziejmë njokit. Kullojmë fasulet dhe kërpudhat. Presim në rrathë kastravecët turshi, vezët, shtojmë djathin e copëtuar, majonezën, lëngun e kastravecëve turshi, kripën, piperin e zi dhe i përziejmë me makaronat dhe njokit. Pjatën e zbukurojmë me disa copa vezë të ziera.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Sallatëra

Don't Miss! random posts ..