Përbërësit:
-300 gr oriz kokërrgjerë (mund të përdoret gjysmë për gjysmë me oriz kaf)
-150 gr djathë kaçkavall të butë
-100 gr bizele të ziera
-100 gr ullinj të zinj pa bërthamë
-10-15 kokrra domate qershi
-1 spec të kuq ose të verdhë
-2 kuti peshk ton në vaj (200 gr)
– 4-5 salsiçe të vogla
-4-5 kastravecë të vegjël
-1 tufë majdanoz
-pak majonezë ose vaj ulliri
Përgatitja:
Ziejmë orizin për rreth 12 minuta.
E shpëlajmë me ujë të ftohtë të bollshëm dhe më pas pasi kemi grirë përbërësit me radhë i bashkojmë dhe sallatën e vendosim në frigorifer për një orë.
I hedhim pak vaj ulliri në fund dhe e servirim.