Salca për të pjekura

Përbërësit:

– 4 qepë të kuqe
– 40 g gjalpë
– 1 gotë verë të bardhë
-20 g miell
-6 lugë supe lëng të pjekurash
-kripë, piper i zi
-1 lugë supe lëng limoni

Përgatitja:

Kjo salcë përgatitet me yndyrën e të pjekurave (vajin, ose lëngun e të pjekurave), me të cilat do të shoqërohet më pas. Vendoseni të shkrijë gjysmën e gjalpit në një tigan, shtoni qepën e kuqe dhe lërini të skuqen për 5 minuta, shtoni verën e bardhë dhe lërini të ziejnë në zjarr të ngadaltë edhe për 5 minuta.

Shkrini gjalpin e mbetur në një tenxhere, më pas shtoni miellin derisa të marrë pak ngjyrë për 2 minuta dhe përziejini. Në fund lëngun e të pjekurave të përzierë me lëngun e përgatitur më parë të kaluar në sitë dhe qepët e hequra veç.

Në fund shtoni kripë, piper tek salca, rregullojeni me lëngun e limonit dhe servireni të ngrohtë me mishin e pjekur.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Salca

Don't Miss! random posts ..