Salca franceze “Gribiche”

GribichePërbërësit:
4 vezë të ziera fortë
1 lugë mustard franceze
1 lugë kaperi
1 lugë lëngë limoni ose uthull molle
2-3 tranguj të vegjël turshi
erëza të freskëta ( koper, majdanoz, drangoçel, bar qepe) rreth 50-60 ml.
vaj ulliri ekstra të virgjër kripë dhe piper të zi

Përgaditja: Hiqni të verdhën nga vezët dhe thërmojeni në një enë me telin e kuzhinës, shtoni mustardën, kripë, piper,lëngun e limonit derisa të thërmohet. Shtoni në vijim vajin si majonezi gjithmonë duke e rrahur derisa salsa të emulsionohet. Grini imët përbërësit e tjerë dhe bashkoini me salcën duke i përzier me delikates. Në fund shtoni dhe copëzat e të bardhës së vezës të prerë në kubik dhe shërbejeni.

RECETA TË NGJASHME


Article Categories:
Sallatëra

Don't Miss! random posts ..