Sakanaq me Dader Santorini

Përbërësit:

  • Sakanaq,
  • domate të vogla,
  • rozmarinë, spec të kuq,
  • spec jeshil, spec të verdhë,
  • spec portokall,
  • salcë domatesh,
  • hudhër,
  • lakër të kuqe,
  • limon, borzilok, uzo,
  • salcë soje, salcë tamarinë kripë,
  • piper, vaj ulliri, salcë curry (pluhur).

Përgatitja:

Në një tigan shtojmë pak vaj ulliri dhe e vendosim në zjarr. Sapo vaji ka filluar të nxehet shtojmë domatet e vogla të paprera, dhe daderin. Gjithashtu shtojmë edhe specat me ngjyra të cilat i kemi prerë imët dhe i trazojmë së bashku.

Shtojmë pak salcë soje, salcë tamarinë, salcën curry në formë pluhuri, pak kripë, si dhe një gotë ujë dhe e lëmë të ziejë për pesë minuta. Në fund të zierjes shtojmë rozmarinën.

Sakanaqin me salcën e përgatitur e vendosim në një pjatë të thellë.

Article Tags:
Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..