Sabajon irlandez

receta gatimi per Sabajon irlandez

receta gatimi per Sabajon irlandezPërgaditja për 4 persona:

  • 5 të verdha veze ,
  • 30 ml kafe e fortë ,
  • 100 gram sheqer ,
  • 2 lugë gjellë wisky ,
  • 1 mollë ,
  • 1 degë mente.

Në një tas të madh rrihni të verdhat e vezëve bashkë me sheqerin dhe vanilën derisa përzierja të zbardhet dhe të dyfishojë volumin.

Vendosini tasin në një tenxhere me ujë që zien lehtas.

– U bashkoni gradualisht kafenë dhe wisky-n duke u përzier me lugë vazhdimisht dhe duke i fërkuar paretet dhe fundin e enës, për të evituar formimin e kokrrizave. Lëreni të ziejë duke vazhduar të trazoni derisa përgatesa të bëhet e trashë dhe shkumore. Kini kujdes që uji të ziejë lehtas.

Pasi të keni hequr nga zjarri, vazhdoni ta trazoni derisa përgatesa të vaket.
Ndajeni nëpër tasa. Lërini të ftohet krejtësisht dhe vendosini për 2 orë në frigorifer. Në momentin e fundit zbukurojini me rriska molle dhe gjethe mente.

– Servojini të freskëta.

Këshilla që të përfitohet një kafe shumë e përqendruar
Nga kafja juaj e zakonshme, duhet të shtoni 2 lugë kafeje, kafe të tretshme të çastit (tip Nescafe). Duhet pak durim për të realizuar këtë recetë në zjarr shumë të ngadalshëm.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
·
Article Categories:
Vegjetariane

Don't Miss! random posts ..