Rukola me salmon

Rukola me salmonPërbërësit:

-200 g salmon

-1 pako Certosa Light (lloj djathi)

-50 g rukola

-50 domate

-30 vaj

-10 lëng limoni

-Kripë dhe piper

Përgatitja:

Hapim fetat e salmonit dhe i lyejmë me djathin Certosa Light, ndërsa lart shtojmë disa gjethe rukola. I rrotullojmë duke i dhënë formë dhe i vendosim në frigorifer. Përpara servirjes i presim në mes. Salmonin e përgatitur e vendosim në një pjatë ku kemi shtruar më parë gjethe rukole si dhe domate të prera në formë kubike. Në një enë bashkojmë vajin, limonin, kripën dhe piperin dhe masën e krijuar ia shtojmë lart.

Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..