Rosto viçi me salcë jeshile

Rosto viçi me salcë jeshilePërbërësit:
-mish viçi tip rosto rreth 800 g
-disa kokrra karafili
-1 gotë uthull e bardhë
-1 gotë verë e bardhë
-1 qepë
-2 karota
-2 rrënjë selino
-disa gjethe dafine
-50 ml vaj ulliri
-2 thelpinj hudhër
-disa degë rozmarine
-pak kripë dhe piper i zi

Për salcën

-1 tufë me majdanoz
-1 thelpi hudhër
-1 sardele nën vaj
-1 dorë kaperi
-pak uthull vere të bardhë
-4-5 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër
-kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Vendosni mishin në një enë të thellë, shtoni qepën, karotat, thelpinjtë e hudhrës, selinon, gjethet e dafinës, rozmarinën, karafilat, nja dy lugë vaj ulliri, verën e bardhë, uthullën dhe mbulojeni me ujë ose me lëng mishi. Lëreni të gatuhet rreth 1 orë e gjysmë, pastaj lëreni të ftohet në lëngun e tij. Hiqeni dhe mbulojeni me një beze kuzhine dhe ruajeni mënjanë. Përgatisni salcën për ta shërbyer.

Grini në mikser fletët e majdanozit me hudhrën, kaperin dhe sardelen. Pastaj rregullojeni me kripë, piper të zi të bluar në çast, vaj ulliri dhe një lugë uthull. Provojeni nëse ka nevojë për akoma kripë ose piper.

Prisni roston në feta shumë të holla dhe renditini bukur në pjatë. Sipër shtoni salcën që përgatitët dhe shërbejeni të ftohtë.

Article Categories:
Receta me mish viqi

Don't Miss! random posts ..