Rosto viçi me mustardë

Rosto viçi me mustardëPërbërësit për 4-6 persona:
-1 kg fileto viçi
-1 litër birrë bionde
-1 kokërr qepë
-3-4 lugë senape
-3 lugë Mascarpone
-50 g gjalpë
-vaj ulliri
-kripë e piper

Përgatitja:
1.Mishin e lidhim me spango kuzhine që të ruajë formën cilindrike.
2.Në një tenxhere ngrohim gjalpin me 3 lugë vaj ulliri. Skuqim mishin në temperaturë të lartë nga
të gjitha anët, derisa të zërë kore në sipërfaqe. Hedhim qepën e grirë imët, e spërkasim me kripë dhe kur kjo të ketë marrë pak ngjyrë, e shuajmë me 1/2 litra birrë. I vëmë kapakun dhe e lëmë të ziejë në temperaturë të ulët për 60-90 minuta (varet nga lloji i mishit), duke e rrotulluar herë pas here me lugë dhe duke e shuar me birrë tjetër nëse është nevoja. Pas 60 minutave që mishi është në zjarr, shtojmë senapen dhe e lëmë të ziejë derisa kur ta shpojmë mishin me majën e thikës, lëngu që del prej tij të mos jetë ngjyrë rozë.
Kur mishi të ketë zier, e heqim nga tenxherja, e mbulojmë me letër alumini dhe e lëmë të pushojë. Masën që ka mbetur në tenxhere e grijmë në mikser dhe e vëmë përsëri në zjarr për 5 minuta. Fikim
zjarrin, shtojmë Mascarpone-n dhe e përziejmë me lugë druri. Pasi të kenë kaluar 10 minuta nga momenti që e kemi hequr nga zjarri, e presim mishin dhe e shërbejmë me salcën e krijuar.

Article Categories:
Receta me mish viqi

Don't Miss! random posts ..