Rosto viçi me djathë dhe perime

Rosto viçi me djathë dhe perimePërbërësit:

– 800 gr fileto vici,
– mustardë dhe salcë Worchester,
– 1 tufë rukola,
– 50 gr djathë parmezan,
– 150 gr domate të vogla,
– 1 qepë,
– 1 limon,
– 10 ullinj,
– 2 degëza selino,
– 50 gr gorgonzola
– 5-6 thelba arra,
– 1 karotë,
– 30 gr bajame,
– vaj ulliri,
– kripë, piper.

Përgatitja:

Lyeni mishin me dy lugë mustarde dhe pak salcë Worchester, shtoni kripë, piper dhe lidheni me spango kuzhine. Vëreni në furrë me një enë të mbushur me ujë dhe lëreni në zjarr për 10 minuta me temperaturë maksimale.

Më pas ulni temperaturën në 200’C, vazhdoni pjekjen dhe për 15-20 minuta. Mbështillni mishin me letër alumini dhe lëreni të ftohet duke i vënë sipër një peshë. Priteni roston e viçit në feta të holla dhe vërini në një pjatë.

Më pas ndani fetat e rostos në katër pjesë. Mbuloni fetën e parë me rukola të copëtuar dhe parmezan. Pritni domatet në katër pjesë dhe largoni farat, prisni qepën në pjesë të vogla dhe ullinjtë në rrathë. Mbuloni 3 fetat e tjera të rostos me selino të prerë në shirita të holla, gorgonzola dhe përfundoni duke i dekoruar të 4 rostot me karota, bajame dhe pak mjaltë.

Përzieni 5-6 lugë vaj ulliri me 1-2 lugë lëng limoni, kripë, piper dhe hidheni sipër përgatitjes, më pas shërbejini.

Article Categories:
Peshk & Fruta Deti

Don't Miss! random posts ..