Rolladë e shpejtë

Rolladë e shpejtëPërbërësit:
5 vezë,
10 lugë (të gjellës) sheqer,
10 lugë miell dhe
1 ‘pecivë’.

Filli:
200 gramë lajthi të grira,
200 gramë sheqer pluhur,
200 gramë margarinë.

Përgatitja:
Vezët dhe sheqerin i përziejmë me mikser derisa të trashet masa.
Pastaj e fikim mikserin dhe hedhim miellin dhe pecivën dhe i përziejmë me lugë e jo me mikser se prishet.E pjekim në 180°C derisa të skuqet dhe e heqim. Ashtu të ngrohtë e rrotullojmë, e lëmë 5 minuta të ftohet dhe e lyejmë me
fillin.Përsëri e rrotullojmë dhe e shërbejmë. Mund t’a lyeni edhe me marmelatë ose puding.

RECETA TË NGJASHME


Article Tags:
Article Categories:
Embëlsira · KEK & Biskota

Comments

Don't Miss! random posts ..