Role viçi me sos domatesh

Role viçi me sos domateshPërbërësit :

-700 g mish viçi i prerë në copa të holla
-½ filxhani magdanoz i prerë imët
-½ filxhani parmezani të grirë ose ndonjë lloj djathi tjetër të freskët
-2 lugë hudhra të grira imët
-kripë, byber
-6-10 feta proshute
-vaj ulliri

Për sosin e domateve:

-një thelb hudhre të kuqe
-pak hudhër të bardhë
-12 domate të freskëta
-4 lugë vaj ulliri
-kripë
-bosilok të freskët

Nëse copat e mishit janë më të trasha, rrihini mirë ato me çekan kuzhine që të shtypen mirë dhe të mund t’I rrotulloni më lehtë. Le të jenë e shumta 5 mm të trasha.

Secilën copë lyejeni me vaj ulliri, pasta shtoni fetat e proshutës, djathë, hudhrat, kripën dhe byberin e zi. Mos e teproni me kripë, pasi edhe proshuta është mjaft e njelmët.

Rrotullojeni mirë mishin dhe lidheni me penj kuzhine ose mbyllini mirë me ndihmën e rrëmonjseve.

Rolatet e përgatitura fërgojini pak në tigan ku më parë keni vënë disa lugë vaj ulliri, mbajini vetëm pak sa të marrin ngjyrë dhe pastaj futini në sosin e domateve të cilin e keni përgatitur në këtë mënyrë:

Në një tigan të madh vini të ngrohet ca vaj ulliri, shtoni hudhrat e kuqe dhe të bardha dhe fërgojini 2-3 minuta, pastaj shtojini edhe domatet të cilat paraprakisht I keni qërruar dhe grirë, shtoni edhe kripë dhe lëreni të ziejë 15 minuta. Kullojeni sosin në kulluese dhe me ndihmën e lugës përpiquni t’I shtypni domatet që të kullohen mirë. Pjesën e mbetur kthejeni enë dhe zijeni edhe 5 minuta. Në fund shtojani edhe bosilokun.

Pasi t’i keni vendosur rrollatet e mishit të vicit në sosin e domateve, lërini të ziejnë në zjarr të dobët 1 orë e gjysmë, pas kësaj rrotullojini copat e mishit, lëreni të hapur enën dhe lejoni që edhe një orë të ziejë derisa sosi të trashet mirë.

Article Categories:
Receta me mish viqi

Don't Miss! random posts ..