Role vici me salce bajamesh

Përbersit

-800 gramë mish nga kofsha e viçit
-100 gramë bajame të bluara
–2 decilitra supë viçi
-1,5 dl shtalpë Meggle
-100 gramë djathë kamember
-500 gramë karotë e freskët
-0,5 decilitra vaj
-mëlmesa të përziera, kripë, piper i zi

Mënyra e përgatitjes:
1. Mishi i viçit pritet në 8 copë file, secila rrahet me çekan druri dhe hidhen mëlmesa sipas shijes. Djathi kamember
pritet në 8 shkopinj, ndërsa karota e pastruar pritet në rrathë.
2. Në secilën file mishi vendoset nga një shkop djathi kamember, e pastaj bëhet role. Roletë lidhen me pe kuzhine.
3. Roletë e përgatitura fërgohen në vaj të nxehtë nga të gjitha anët, pastaj shtohet pakëz supë dhe vazhdohet me fërgim derisa të zbuten. Roletë nxirren nga vaji dhe lihen në vend të nxehtë.
4. Në yndyrën ku janë fërguar roletë shtohet supa e mbetur, shtalpa dhe bajamet. Lihen të marrin valë.
5. Në salcën e përgatitur kthehen roletë e fërguara dhe zihen edhe 2 minuta.
6. Karotat zihen në ujë me kripë dhe shërbehen si shtesë me salcën nga bajamet.

Këshillë shtesë:
Filetë e mishit, që të mos shkapërderdhet mishi, mbulohen me najlon dhe rrihen me çekiç druri.

Article Categories:
Receta me mish viqi

Comments

Don't Miss! random posts ..